Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ekziston një grup KÇK”, Arta Dade “zbërthen” deklaratën e kryeministrit Rama: E kam nga përvoja personale

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, deklaroi se togfjalëshi që kryeministri përdori në Kuvend KÇK (Kap ça të kapësh), ka ekzistuar historikisht në vendin tonë. Madje sipas saj, kjo vjen nga përvojat personale dhe individuale.

Sipas saj, është shqetësuese nëse dënohen gjyqtarë dhe prokurorë me ligj parlamenti sepse nuk kemi mendësinë e qartë se si funksionon ndarja e pushteteve dhe si duhen dënuar ata që kanë bërë krime.

“Nuk besoj se ekzekutivi si pushtet më vete nga pushteti gjyqësor mund të ketë këto kompetenca. Për atë kap ça të kapësh kjo ka qenë historikisht në Shqipëri. Nga fundi, qeveritë kalonin akte normative, kalonin ligje me një sy mbyllur. Njërin nuk e kam votuar fare në 2017-n. Po të jetë kjo “Kap ça të kapësh” kjo është edhe nga përvojat personale dhe individuale, por edhe të gjitha qeverive që kanë kaluar.”, tha Dade.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *