Makina të cilën përdorën autorët e atentatit në Lushnje, ku u ekzekutua 35-vjeçari Besmir Hida, u gjet e djegur në lagjen “Saravë”, në autostradë.
Bëhet e ditur se makina e djegur që përdorën autorët, makina tip “Fiat” është mjeti që iu grabit një çifti pak ditë më parë në zonën e Doganës, të cilët po bënin seks gjatë momentit kur iu morën makinën.
Siç u raportua, dy persona grabitën nën kërcënimin e armës çiftin të cilët dhe u kërcënuan nga autorët se janë filmuar dhe se do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.
Më pas të dy të cilët ende nuk janë zbuluar, kanë zbritur nga makina dhe pastaj kanë hipur dy autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.
Besmir Hida u ekzekutua mëngjesin e sotëm me breshëri kallashnikovi teksa po pinte kafe në një lokal. Ende policia nuk ka dhënë detaje mbi autorët e ngjarjes, ndërkohë që dyshimet janë se në atentat kanë marrë pjesë disa persona, të cilët kanë ndihmuar autorin që të largohet nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë se Zamit Latifi dhe Jurgen Hoxha u ekzekutuan në qendër të Lushnjes në 11 tetor të vitit të vitit 2017, ndërsa autorët janë Laert Haxhia dhe Orges Bilbili. Objektiv i këtij atentati ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, i njohur ndryshe dhe si nipi i Aldo Bares. (Lexo edhe ketu)
(M.Q/Faxweb.al)