08:58 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i avokatit, zbulohen pistat e hetimit. Autori u largua në këmbë nga lokali i njohur i Elbasanit

08:22 | 23/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekzekutimi mafioz i avokatit, zbulohen pistat e hetimit. Autori u largua në këmbë nga lokali i njohur i Elbasanit

Pas ekzekutimit të avokatit Ravik Gurra,në qendër të Elbasanit, policia ka kryer edhe shoqërimet e para mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve të Faxweb.al dy persona të cilët shoqëronin avokatin Gurra dhe që janë edhe dëshmitarë të vrasjes së tij janë marrë në pyetje gjatë natës nga policia.

Mësohet se të shoqëruarit ishin juristi i bashkisë Elbasan Arben Hoxha dhe Astrit Telhollari mik i përbashkët i tyre. Personat e pyetur janë shprehur se gjithçka ndodhi papritur.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se autori është afruar në këmbë pranë Gurrës për ta ekzekutuar. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja ku e priste dhe një makinë tjetër, që më pas u dogj në dalje të Elbasanit.

Policia po heton pistën e hetimit “vrasje për shkak të detyrës” për Gurrën. Gurra kishte në dorë çështjen e vëllezërve Hysa. Avokati ka qenë i njohur edhe si avokat i fisit të Çapajve dhe Emiljano Shullazit. (Lexo ketu) 

Avokati ka një eksperiencë 10 vjeçare në fushën e drejtësisë, gjë për të cilën ai kishte kryer edhe një specializim në Londër. Gurra po ashtu kishte edhe një zyrë avokatie në Londër, ku kishte zhvilluar aktivitetin e tij, para se të vendoste të kthehej në Shqipëri.

Ravik Gurra u ekzekutua me armë e tipit pistoletë me seliniciator, ndërsa plumbi që u qëllua në drejtim të tij e ka prekur në zonën e kokës. Zona ku ka ndodhur atentati ka qenë e paisur me kamera sigurie dhe e ndriçuar. Gurra u ekzekutua në një lokal në qendër të Elbasanit, dhe në një orar kur zona ka qenë mjaft e populluar me njerëz, në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Turqisë që u luajt në qytetin e Shkodrës.

Për vrasjen reagoi dhe Dhoma e Avokatisë, e cila shpreh shqetësimin e saj duke argumentuar se veprime të tilla kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit të avokatit.

“Dhoma e Avokatise te Shqiperise,  nepermjet mediave u vu ne dijeni te vrasjes me arme zjarri te Avokat Ravik Gurra, antar i Dhomes te Avokatis Tirane, ajo e tronditur thelle nga kjo ngjarrje, me shqetesim dhe indinjate te thelle ju kerkon organeve ligjzbatuese duke i dhene perparesi gjetjes dhe venies para pergjegjesise te autoreve te kesaj vepre e cila vjen e behet cdo dite me prezente ne kercenim te jetes dhe shendetit ndaj avokateve, veprime qe kane marre pershkallzim ne rritje ndaj profesionit sa te nderua aq edhe fisnik te avokatit” deklaron Dhoma e Avokatisë./E.K FAXWEB.AL

Etiketa: avokatgurrapista e hetimitRavik Gurravrasje ne elbasan
Pas

A ka ndërmend të japë dorëheqjen pas humbjes me Turqinë? Panuçi: Nuk kam pse…

Para

Vrasja e Ravik Gurrës, dhoma e avokatëve të Elbasanit ndërpret shërbimet. Bllokohen gjyqet

Para
Ekzekutimi mafioz i avokatit, zbulohen pistat e hetimit. Autori u largua në këmbë nga lokali i njohur i Elbasanit

Vrasja e Ravik Gurrës, dhoma e avokatëve të Elbasanit ndërpret shërbimet. Bllokohen gjyqet

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.