Dy ditë pas ekzekutimit të Shkëlzen Velajt në lagjen Çole të qytetit të Vlorës, Policia dhe RENEA që ka shkuar në mbështetje të tyre, kanë kryer disa kontrolle në zonën e Selenicës.
Burime bëjnë me dije se policia dhe RENEA kanë kryer disa kontrolle në disa banesa të Selenicës, si dhe janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Kontrollet në Selenicë janë bërë për pistën e hetimit, atë të hasmërisë me fisin Llanaj. (Lexo edhe ketu historikun mes perplasjeve)
Gjatë kontrolleve në Selenicë, nga efektivët në një prej banesave është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, por pa mundur të ndalohet pronari i banesës. Ndërsa janë shoqëruar disa shtetas në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Sa i takon ekzekutimit të Velajt, në makinën e autorëve që u gjet e djegur u gjetën dy armë tip kallashnikovë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mbi Velajn është qëlluar 40 herë, ndërkohë që vetëm njëri prej autorëve ka hapur breshëri.
Nga kqyrja e pamjeve filmike në hyrje të pallatit rezultojnë se autorët kanë qenë me kapele dhe me maskë të zezë anticovid.
Velaj është qëlluar nga kati i katërt i pallatit ku jetonte së bashku me të ëmën, deri në derën e banesës së tij në katin e pestë. Autori tjetër që ka marrë pjesë në atentat, ka pritur në makinë, dhe më pas janë ndihmuar dhe nga një i tretë për t’u larguar nga vendi ku dogjën makinën e tyre.
(E.K/Faxweb.al)