AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ekzekutimi i Santiago Malkos, zbulohet roli i Blendi Tetës, si e nxorën zbuluar kamerat e sigurisë

Personi i arrestuar dje Blendi Teta i cili dyshohet të jetë personi që ka informuar autorët e vrasjes së Santjago Malkos, për lëvizjet e këtij të fundit pak minuta para se të ndodhte vrasja.

Pas ndalimit nga policia, 39 vjeçarit i janë sekuestruar dy aparate celularë, kqyrja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë.

Efektivë të sektorit kundër krimeve kanë tentuar të marrin edhe një herë në pyetje 39 vjeçarin Blendi Teta, tashmë i ndaluar si i dyshuar ne vrasjen e Santjago Malkos.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, Teta është vërejtur të kalojë pranë vendit të ngjarjes, duke ngritur dyshimet se mund të jetë pjesë e atentatit ndaj Malkos. Por në dëshminë e parë dhënë para grupit hetimor, 39 vjeçari ka mohuar të jetë ndodhur aty pranë.

I venë përballë provave të policisë, me tej Teta është detyruar të tregojë se ka qenë vetëm një kalimtar i rastit dhe jo të ketë lidhje me ngjarjen.

Por pavaresisht dëshmisë së tij, policia dyshon se mund të ketë lidhje me autorët e vrasjes së Santjago Malkos. Përveç akuzës veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, policia e akuzon atë edhe për dëshmi të rremë./Faxweb.al 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *