14:04 | 31/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi i Kastriot Reçit në mes të Rrëshenit, policia gjen snajperin pranë pallatit

13:39 | 07/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
1.5 milionë euro gjobë një personi, për çfarë dyshohet se u ekzekutua pronari i televizionit (Lidhjet me trafikun e drogës në Holandë)

Pak orë pas ekzekutimit të Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit, në afërsi të lokalit të tij, policia ka gjetur një snajper që dyshohet të jetë përdorur nga autori i vrasjes.

Arma është gjetur pranë një pallati, ndërsa nuk ka asnjë detaj lidhur me përdoruesit e saj. Drejt Rrëshenit janë nisur dhe drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu si dhe Tonin Vocaj.

47-vjeçari u ekzekutua sot pranë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa ishte duke ecur me këmbë. Sipas dëshmitarëve në drejtim të Reçit është qëlluar me snajper, duke e bërë atë viktimën e dytë brenda familjes.

Reçi ishte pronar i një televizioni lokal në Mirditë, si dhe dyshohet se ka pasur influencë mbi disa biznese të tjera në zonë.

Mësohet se Reçit i kanë vrarë dhe vëllanë dy vite më parë në Romë, Gasper Reçi, i cili ka qenë i trafikuar për trafikimin e drogërave si dhe zhvatje me dhunë.

Njoftimi i policisë për vrasjen e Kastriot Reçit: 

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Vrasja e Gasper Recit në Itali:

Gasper Reci, 43 vjeç nga Rrësheni është ekzekutuar në vitin 2017 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.

Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij, e cila nuk ka mundur dot të identifikojë autorët. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mundur të shpëtojë, pasi plagët e marra nga katër plumba i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Etiketa: kastriot recikastriot reci snajper
Pas

Rudina bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, ‘reagon’ ish-bashkëshorti: Një ditë do them…

Para

“Ku rri më bukur bluza?” Ish-banorja e “Big Brother” bën ndërhyrje kirurgjike për zmadhimin e gjoksit

Para
“Ku rri më bukur bluza?” Ish-banorja e “Big Brother” bën ndërhyrje kirurgjike për zmadhimin e gjoksit

"Ku rri më bukur bluza?" Ish-banorja e “Big Brother” bën ndërhyrje kirurgjike për zmadhimin e gjoksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

I kërkuar në Gjermani, Arrestohet në Pikën Kufitare Morinë 45 vjeçari nga Gjakova

200 fëmijë të zhdukur në Britaninë e Madhe, Vani: Janë shumë të rrezikuar, mund të bien pre e trafikimit dhe prostitucionit

Transparency International: Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

Olta Gixhari ‘kërcënon’ Kiarën dhe Efin: Tirana është shumë e vogël, do t’i them të gjitha

Protesta në Francë, kundër rritjes së moshës së pensionit

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

Mbi 2 orë në SPAK, Kryemadhi besimplotë: Momentet e fundit janë duke ardhur, të ndalohen pagesat për inceneratorin e Tiranës…

Skandali me ish agjentin e FBI, SPAK nis hetimin pas kërkesës së Gazment Bardhit

Aksioni opozitar dhe organizimi i protestave, mblidhet sot kryesia e PD-së

28 deputetë kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Ushqimit, Sula: Qeveria ka mbushur arkën me xhepat e qytetarëve në kohë krize

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.