17:05 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, gjendet makina e djegur e autorëve

10:14 | 06/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Njihej si person i qetë/ Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni në Tropojë, baba i dy fëmijëve (Foto+emri)

Është gjetur makina e djegur e autorit të dyshuar të vrasjes së Guxim Gjuriqit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Partizani në Tropojë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se makina e djegur e tipit “Ford”, e cila ka qenë pa targa, është gjetur në fshatin Golaj të Hasit.

Gjuriqi, i cili kishte në pronësi të tij një lokal dhe një pikë karburanti në Tropojë u ekzekutua me armë mbrëmjen e djeshme në ambientet e biznesit të tij, nga autorë që mbeten ende të paidentifikuar nga ana e policisë.

Makina e djegur, e autorit/autoreve te vrasjes se Guxim Gjyriqit

Policia ka ngritur disa pika kontrolli për zbulimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Gjyriqit, po derimë tani nuk ka asnjë të shoqëruar.

Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe dëshmitarë të mundshëm.

Sipas dëshmive të para nga ana e banorëve në zonë, Gjyriqi njihej si një person i qetë dhe nuk kishte konflikte të hapura me persona të tjerë.

Ai ka qenë baba i dy djemve, dhe jeta e tij ishte e përqendruar kryesisht në dy bizneset e tij modeste, me të cilët siguronte dhe jetesën dhe të ardhurat e familjes.

Burime bëjnë me dije se Gjyriqi është kushëriri i Fatmir Haklajt, i cili ekzekutoi ish-liderin e lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari dhe më pas u vra dhe vetë në një atentat të mirëorganizuar në vitin 1999.

Kjo ngjarje u pasua nga një seri hakmarrjesh të tjera, që pothuajse shkretoi të gjithë burrat e fisit Haklaj.

Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, zbulohet lidhja e tij me Fatmir Haklajn, a po rikthehen hakmarrjet e bujshme?!

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: guxim gjyriqimjeti i djegur
Pas

U kapën me kokainën gati për shitje, arrestohen 4 të rinjtë në Kamëz

Para

Moti i keq në vend, si është gjendja e akseve kryesore, në segmentin Kuben-Vasije reshje bore 4-5 cm

Para
Moti i keq në vend, si është gjendja e akseve kryesore, në segmentin Kuben-Vasije reshje bore 4-5 cm

Moti i keq në vend, si është gjendja e akseve kryesore, në segmentin Kuben-Vasije reshje bore 4-5 cm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

Dhunë në Britani, përshkallëzohet protesta kundër emigrantëve në rrethinat e Londrës

Marrëveshja, Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën

Bisedë telefonike midis Papa Leoni XIV dhe presidentit palestinez: Ndaloni përdorimin e dhunës në Gaza!

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardohet stacioni i metrosë në Kiev ku po strehoheshin qindra qytetarë

“Hawala”, transferuan miliona euro të drogës në Shqipëri, GJKKO lë në burg dy të arrestuarit (EMRAT)

Kurti: Të gatshëm për bashkëqeverisje me Nismën, i kemi bërë ofertë konkrete

Lufta me zjarrin në Dukat, tre zjarrfikës transportohen në spital pas asfiksimit nga tymi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.