Fax News ka siguruar fotot e grupit të vrasësve të dyshuar per ekzekutimin e Behar Sofisë, që u vra në dtaë 25 shkurt pranë Piramidës.
Pak ditë më parë Policia e Shtetit arrestoi 4 vrasësit e dyshuar, Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Leonar Xhixha.
Ekzekutori në këtë grup kriminal dyshohet të jetë Ernejt Shyti, i cili ka pranuar para bluve se ka qenë ai përsoni që ka qëlluar mbi 66 vjeccarin Behar Sofia dhe se për të kryer këtë vrasje i është premtuar 50 mijë euro.
Policia dyshon se tre personat e tjerë kanë ndihmuar Shytin në kryerjen e planit të vrasjes, duke i siguruar mjete të ndryshme që i nevojiteshin.
Vrasësit e Behar Sofisë u zbuluan pasi Ernejt Shyti harroi rrobat e përdorura gjate vrasjes te Liqeni Artificial i Tiranës, nga të cilat u gjet ADN-ja e tij. Ai u largua menjëherë drejt Malit të Zi, ku dhe u arrestua vetëm pak ditë më parë.



(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post