Ka reaguar për herë të parë e dashura e 27 vjeçarit të ndjerë, Aleksandër Sadikaj i cili pak ditë më parë u vra në një atentat me tritol në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “instagram” ajo shpreh trishtimin që ka sjellë vdekja e të riut. Ajo ka ndarë disa foto me Aleksandër Sadikajn ku shkruan se tashmë jeta pa të nuk kishte më kuptim.
“Ah moj beb, kjo bote ishte shum mizore per ty. Nje engjell si ty i duhej zotit lart. Na le me vuajtje dhe pike ne zemer, por mjafton qe ti te jesh prere i qete ne paqe. Vetem ideja qe je prane Zotit me ben te ndihem mire se me mire se ai nuk kujdeset dot askush per ty. Cdo veper te mire qe ke bere mbi toke do ta nxjerr ne pah koha dhe drejtesia.
Cdo moment i yni me mungon. Ishe njeriu qe desha me shume ne kte bote dhe ne boten tjeter. Mezi po pres te te takoj.Nuk jetohet ne kete ferr. Me prit, TE DUA SHUMEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE Gjysma ime, nuk po te gjej dot se ku je. I kam pare te gjitha vendet ku rrije ti, po ti nuk je me. Me ke ikur larg dhe spo te arrij dot.
Me duket nje jete pa ty. Me ka malul mali cum pel ty bebi. Ti me shikon mua po un ste shikoj dot ty. Kjo nuk eshte e drejte. Me perqafon me eren, po une ste perqafoj dot. Nuk ka asgje kuptim pa ty. Cdo gje esht gri, ska ngjyra. Nuk ka me jete as gezim. Nuk ka me asgje. Ade te bebi ote te jemi pelgjithmon bashk sic me kishe plemtual”, shkruan ajo.
Kujtojmë se më herët, e motra e Aleksandër Sadikajt ka dhënë një intervistë eksluzive për Fax News ku ka thënë se vëllai i saj nuk kishte asnjë konlikt me asnjë persona dhe ka hedhur poshtë dyshimet se vrasja ishte larje hesapesh mes grupeve kriminale.