Vrasja e biznesmenit të lojërave të fatit, 40-vjeçarit Gramoz Memaj me sa duket ka vënë në lëvizje forcat e Policisë së Shtetit, të cilët në përpjekje për ta identifikuar dhe arrestuar autorin, kanë vendosur postbllok në Cukë dhe Ksamil.
Ky informacion është konfirmuar nga burimet për Fax Neës, pak kohë pasi viktima Memaj ndërroi jetë në Sarandë.
Sipas policisë, plagosja me pasojë vdekjen e biznesmenit ndodhi rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta.
“Sarandë/Informacion parparak
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gramoz Mema, biznesmen lojërash fati, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia më herët.