Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ekzekutime mafioze dhe aksidente pa fund/ Nis i përgjakur Viti i Ri, në vetëm 7 ditë 9 viktima

Viti i Ri 2020 ka nisur shumë i hidhur për vendin tonë. Në vetëm pak ditë numërohen në vend një numër i lartë viktimash, përfshirë aksidente në rrugë e kantiere si dhe vrasje mafioze, ende pa asnjë autor.

Ndërsa në Shqipërinë tonë, aksidentet sidomos në ditët e para të një viti të ri nuk përbëjnë më lajm, dy ekzekutime mafioze tronditën vendin. Një ditë më parë u ekzekutua në qendër të Tropojës në mënyrë misterioze Guxim Gjyriqi.

Gjuriqi, i cili kishte në pronësi të tij një lokal dhe një pikë karburanti në Tropojë u qëllua me armë në ambientet e biznesit të tij, nga autorë që mbeten ende të paidentifikuar nga ana e policisë. Kjo e fundit ende nuk ka një pistë zyrtare për motivet.

Sapo u bënë fiks 24 orë nga eleminimi i Gjyriqit në Tropojë, kërciti pushka në Rrëshen. Vritet Kastriot Reçi ish-pronar i një televizioni lokal ”Media Plus” dhe pronar i një rrjeti kabllor. 47-vjeçari u ekzekutua në qendër të qytetit, përpara biznesit të tij, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje dhe prishje pazaresh kriminale.

Vetëm pak orë më pas një ngjarje dhe më makabër zbardhet në Mallakastër. Trupi i një gruaje gjendet e përçudnuar, e lidhur dhe e hedhur në një rezervuar me ujë në fshatin Gjerbës. Autor ishte nipi i bashkëshortit të saj, vetëm 16 vjeç i cili bashkë me 2 shokë të tij ideuan dhe vunë në jetë një krim horror me synim grabitjen e Drita Saliaj, 51 vjeç.

Ngjarja kishte ndodhur të dielën por policia tha se e zbardhi në kohë rekord të gjithë ngjarjen duke prangosur sot 2 minorenë 16 vjeç dhe një 26-vjeçar.

Ndërkohë që me datën 2 janar dy qytetarë mbetën të vdekur në trotuar nga përplasja e dy makinave në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë. Tre persona të tjerë, këmbësorë u goditën për vdekje në qytete të tjera të vendit.

Dhe në fund për të mos u harruar, vdekja aksidentale në punë e të riut në Korçë, Elvis Josifi i cili u godit nga një presë metalike disa ton, ndërsa punonte në një pallat në ndërtim në qendër të qytetit juglindor. Dy punonjës të kompanisë së ndërtimit u arrestuan pak orë më vonë dhe u liruan 2 ditë më pas me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *