Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba e cila tha se turizmi e sidomoz ai i bregdetit ka 4 muaj që po bën pushim prej tërmetit dhe priste me shpresë që pranvera të gjente të rimëkëmbur dhe rikuperuar konratate anuluar.
Gjat një bisede me skype me Fax News, ajo ngriti alarmin se nëse faza e pandemisë do të zgjsë më shumë se 3 muaj, sektroi I turizmit ka për t’u kthyer 10 vite pas.
“Me pandeminë jo vetëm turizmi bregdetar por gjithçka tjetër është anuluar. Nuk ka një strategji financiare që të ndihmohen sidomos bizneset e mëdha. Qeveria ka folur për bizneset e vogla por ende nuk është folur për biznesin e madh që ka shprehur shumë kërkesa në takime të ndryshme me ministra përkatës por edhe në adresë të kryeministrit. Është thënë por nuk është zbatuar akoma mbështetja me kredi, që është sipas ekspertëve ndihma më pak e përshtatshme. Humbjet janë kolosale se për momentin turizmi është në pikën zero, asgj nuk po funksionon, se nëse gjithçka mund të çohet përpra turizmi është ndaluar sepse nuk ke kujt t’ia afrosh paketat turistike.
Nëse kjo zgjat, indiustria e turizmit do të shkojë në kolaps total. Të gjitha kontratat dhe marrëveshjet janë ndërprerë deri në fillim të Qershorit. Janë anuluar të gjitha rezervimet totalisht, është sektiori i vetëm që është i gjithi i stopuar. Nëse kjo situatë do të zgjasë për tre muaj turizmi do të dëmtohet rëndë, dhe nëse zgjat më shumë se aq turizmi do të shkojë të paktën 10 vite pas. Nëse falimentojnë kompanitë e mëdha, agjensitë turistike dhe resortet e mëdha dëmet do të jenë të parikuperushme. Sepse është e çuditshme, do të paguajnë punonjësit por shteti nuk kompenson dëmet. Në planin “A” biznesi i madh nuk bën pjesë në programin e ndihmës. Bizneset në fakt kanë shpresë se qeveria do ta marrë më seriozishtë këtë situatë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)