Drejtuesi i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka paralajmëruar se vendi po përballet me një pròblem serioz në lidhje me korònavirusin pasi 16 shtete kanë shënuar rritje të numrit të rasteve të reja.
Në deklaratën e tij të fundit, tha: “Mënyra e vetme si t’i japim fund është ta bëjmë së bashku”. Ndërsa ekspertët e shëndetit thanë që duhet të punohet më shumë për të ngadalësuar përhapjen, nënkryetari Mike Pence vlerësoi “përparimin” e ShBA-së.
Më shumë se 40,000 raste të reja u regjistruan në të gjithë ShBA të premten, shifra më e lartë e ditëve të fundit. Ka mbi 2.4 milion të infektuar të konfirmuar dhe më shumë se 125,000 vdekje në të gjithë vendin – më shumë se çdo vend tjetër. Gjatë konferencës të së Premtes, grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu nxiti që të bëhen më shumë testime, edhe nëse bëhet fjalë për raste asimptomatike.
Ndërkohë, në Teksas, Florida dhe Arizona, planet për rihapjen janë pezulluar për shkak të rritjes së rasteve. Disa thonë se kjo vjen si rezultat e testimeve të gjera, por shkalla e pozitivitetit në disa zona po rritet gjithashtu.
Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA kanë llogaritur se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar.(A.M/Faxweb.al)