Gjashtë nga 7 mjekët që kanë ardhur nga Italia në datën 30 Korrik për të ndihmuar stafin mjekësor për të përballuar fluksin e shtrimeve në spítalet Còvid kanë mbërritur në Infèktiv.
Në grupin e ardhur bëjnë pjesë mjekë, infermierë, anestezistë si dhe një specialist i emergjencave civile. Ekspertët italian do të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë 14 ditore dhe do të ndihmojnë stafin mjekèsor shqiptar në lùftën kundër Còvidit.
Kujtojmë se gjatë muajit mars në periudhën kur epídemia ishte në kulmin e saj në shtetin fqinj dhe situata e sistemit shèndetësor në zonën e Lombardisë ishte duke kapituluar, Shqipëria tregoi një gjest solidariteti mjaft të madh, duke dërguar një ekip modest mjekësh në Itali, por duke dhënë një mesazh solidariteti i cili bëri jehonë në të gjitha mediat evropiane.