Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ekspertët amerikanë: BE pèrgjegjëse për dèshtimin e dialogut të udhëhequr nga SHBA-ja

Ekspertët e Institutit “American Enterprise”, Dalibor Rohac dhe Ivana Stradner, në një opinion të publikuar në ‘National Review’ kanë akùzuar Bashkimin Evropian se i ka vënë ndërkëmbëzën samitit Kosovë-Serbi të udhëhequr nga SHBA.

Ata kanë shkruar se progresi në rajon, qoftë ai i marrëveshjes së Dejtonit, përfundimi i lùftës në Kosovë apo rùajtja e sigùrisë së saj ka ardhur në vetëm nga bashkëpunimi midis SHBA dhe BE-së, dhe jo nga njëra palë, duke i vënë ndërkèmbëzën tjetrit.

“SHBA dhe BE ndajnë të njëjtat objektiva themelore në Ballkanin Perëndimor: që rajoni të jetë páqësor, demokratik dhe ekonomikisht i suksesshëm, i bazuar në sùndimin e ligjit dhe jo një shesh lojërash për fùqitë reviziòniste si Kina dhe Rusia. Kush do t’i marrë lëvdatat për zhbllòkimin e gjendjes aktuale gjatë periudhës së shkurtër kohore të dhënë nga zgjedhjet e fundit në Serbi, duhet të jetë shumë më pak e rëndësishme. Të shohësh BE të bëjë përtej të zakonshmes për të ruajtur gjendjen e tanishme nga fríka e marrjes së lëvdatave nga dikush tjetër për përparimin e arritur eventual është zhgènjyese – dhe pozitivisht Trumpiane”, la thënë Rohac dhe Stradner.

Për më tepër, ata shkruajnë se kur bëhet fjalë për diplomacinë, presidenti amerikan Donald Trump sipas kritíkuesve të tij, ka shprehi që t’i rrisë vlerën paraqitjes e jo thelbit, ka mungesë takti ndaj aleatëve dhe shumë shpesh e vë në dukje egòn e tij shpejt të lëndùeshme.

Rreth Samitit Kosovë-Serbi gjatë javës që kaloi, të gjitha këto dòbësi karakteri u shfaqen publikisht nga BE. Kur fillimisht u bë i ditur lajmi për një samit të Shtëpisë së Bardhë midis liderëve të Serbisë dhe të Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, shumica e vëzhguesve të Ballkanit u çùditën. Reagimi nga Evropa ishte tërësisht i acartë. “Një marrëveshje e mirë do t’i afronte Kosovën dhe Serbinë me BE dhe nuk besoj se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa praninë e BE-së atje”, tha emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përjashtimi i BE-së nga takimi ishte me të vërtetë një veprim i pècipë. Nuk ndihmoi as fakti që i dërguari i Trump, Richard Grenell, prezantohet si një figurë e qartë jo-diplomatike. Gjatë dy viteve si ambasador në Gjermani, ai tjetèrsoi pjesën më të madhe të klasës politike të vendit. Kur samiti po përgatitej, ai i fyènte krítikët e tij në Twitter: “Ju nuk e dini se për çfarë po flisni. Por jeni shumë të sigurt që po e dini. Tipike!”

Nëse e lëmë teatrálitetin mënjanë, iniciativa e Grenell ka meritë. Që nga marrëveshja kryesisht aspiruese e Brukselit (2013), e cila e zotoi Kosovën dhe Serbinë për një “normalizim” gradual të marrëdhënieve të tyre, BE-ja ka shumë pak për të treguar për angazhimin e saj gjatë viteve në rajon. Një rifillim i drejtuar nga SHBA i bisedimeve të organizuara rreth çështjeve të integrimit ekonomik, me karotën shtesë të sigùruar nga investimet e ardhshme të SHBA mund të ketë qenë joefektive, por nuk ishte i gabùar, thonë ekspertët e institutit “American Enterprise”, Dalibor Rohac dhe Ivana Stradner.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *