AktualitetFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Eksperimenti i frikshëm social me 6-vjeçarin (Video)

Një eksperiment social me një fëmijë ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues. Djali 6-vjeçar ishte lënë i vetëm në një qendër tregtare si pjesë e një eksperimenti për të parë të parë reagimin e njerëzve.

Vetëm shtatë persona ndaluan për ta ndihmuar. Vogëlushi i quajtur Aiden qëndroi rreth 45 minuta i vetëm në qendrën tregtare në Australi.

Ai shfaqej i hutuar dhe i humbur, teksa prindërit e tij qëndronin disa metra larg dhe shikonin nga distanca reagimet e njerëzve. Gjashtë gra dhe një burrë ndaluan për të ndihmuar 6-vjeçarin.

“Isha e shqetësuar dhe e shokuar nga fakti sa shumë veta nuk e ndihmuan”, tha mamaja e Aiden në një emision mëngjesi në televizion.

Ky eksperiment social është kryer në bashkëpunim me agjencinë “Key Assets”, e cila ofron shërbime sociale përkujdesje për fëmijët në nevojë.

“Kemi shumë gjëra në jetën tonë saqë shpesh fëmijët nuk i shikojmë dhe dëgjojmë, kështu që është përgjegjësia e të gjithëve për të mbrojtur fëmijët”, tha drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *