AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Eksod” në Gjirokastër, dy këshilltarët e LSI dhe PDIU shkojnë te socialistët: Jemi të popullit

Fax News informon se dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës u bashkohen këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Mësohet se Arben Rexhaj dhe Ardian Hyska të LSI dhe  Selaudin Mosho nga PDIU, u janë bashkuar grupit të Partisë Socialiste.

Këshilltarët e LSI e kanë ndërmarrë vendimin në përputhje me qëndrimin e LSI, sipas tyre, ndaj qytetarëve.

Këshilltarët Bashkiakë thanë se ata e marrin këtë vendim në përputhje me faktin se janë të zgjedhur nga populli dhe jo nga krerët e partive.

“Me aleancën PD-LSI, nuk na bashkon më asgjë. Partia që lindi si shpresë për shqiptarët, po merr financime nga rusët.  LSI ka konfirmuar sërish se ka qenë e mbetet parti tepsie.” – mësohet të jenë shprehur ata në një deklaratë për mediat ndaj dy partive opozitare PD dhe LSI.

(E.L/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *