Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EKSKLUZIVE/ Vrasja e Jurgen Kurtit, flet Dervis Arapi: Nuk ndjeva dhembsuri. Jam në dispozicion të hetimeve

Dervis Arapi, djali i Agim Arapit ka folur për herë të parë pas vrasjes së Jurgen Kurtit. Edhe pse policia e ka shpallur në kërkim ai është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se gjithçka i’a ka lënë në dorë Zotit. Djali i të ndjerit është shprehu se është i gatshëm nga policia që të merret në pyetje në çdo kohë edhe pse aktualisht e ka të pamundur rikthimin në Shqipëri.

Dervis ka folur për Fax News  ku ndër të tjera shprehet se fajtor për vdekjen e babait të tij është i ndjeri Jurgen Kurti, por si besimtar atij kurrë nuk i kishte shkuar në mendja hakmarrja.

Edhe pse  Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e Kurtit, sipas sitemit TIMS rezulton se Dervis Arapi nuk ka hyrë në Shqipëri që prej muajit Janar, po nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë futur në mënyrë ilegale në vendin tonë, ose të ketë paguar vrasës profesionistë, për të kryer krimin.

Deklarat e plotë e Dervis Arapi:

“Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe falë pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevoj për deklarimin tim. Aktualish unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrizë ku punojë e jetojë prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualish jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonoj dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri. “Nuk kam pasur kurr ndër mënd të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithca ia lë në dorë Zotit dhe di ai cfarë bënë me ata që ngatërrohen dhe iu bienn në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne fajëzojmë Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndieva dhëmbsuri, thjesht thash me vetë u përmbush vullneti i Zotit. Pra unë gjithcka e lidh me besimin. Policia tani të gjej kush e ka kryerë këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *