Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EKSKLUZIVE/ Vrasja e Fatmir Pulës, flet për Faxnews i burgosuri Metuku: Tregova emrat në polici, më dënuan si bashkëfajtor (VIDEO)

Më 19 janar të vitit 2016, Fatmir Pula u qëllua për vdekje teksa i ishte zënë pritë nga disa persona me qëllim grabitjen e tij. Për këtë ngjarje, policia arrestoi 6 persona, ndërsa për gjykim u dërguan vetëm 4 prej tyre, Admir Haka, Elton Ceka, Herton Haka dhe Olti Metuku.

44 vjeçari Pula kishte marrë me qera një lokal me qera në Kamëz, ndërsa ngjarja ndodhi teksa ai ishte duke shkuar për në banesën e tij në fshatin Zezë të komunës Nikël. Personat e akuzuar për këtë vrasje kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.

34 vjeçari, Olti Metuku me origjinë nga Burreli e banues në Kamëz ka rrëfyer për gazetaren e “Fax News”, Xhensila Kodra, të vertetën e vrasjes së 44 vjeçarit Fatmir Pula.

I riu rrëfen se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se sapo ka marrë vesh për vrasjen, ka qenë ai vetë që ka lajmëruar policinë duke treguar emrat e vrasësve. Olti, me sa vite je dënuar dhe për çfarë ngjarje bëhet fjalë?

Unë jam dënuar për vrasjen e Fatmir Pulës që ka ndodhur më 19 Janar të vitit 2016. Akuzohem si bashkëpunëtor në krim së bashku me Admir Hakën, Elton Cekën, Aleksandër Hakën dhe Hekuran Bucin. Në një kohë që dy persona janë liruar dhe ne kemi mbetur 4 veta në burg.

Me sa vite je dënuar dhe për çfarë akuzash?

Jam dënuar me 14 vite burg. Akuzë për prodhim dhe mbajtje të armës luftarake pa leje, gjë që nuk ka të bëjë fare me mua sepse mua nuk më ka kapur askush me armë dhe nuk kam prekur armë, si dhe për vjedhje pasurie kundra personit, akuzë që nuk ka të bëjë fare me mua sepse unë nuk kam të bëj fare me autorët e krimit.

Viktima, Fatmir Pula ishte komshi me dy kunetërit e tu, Admirin dhe Herton Haka. Çfarë lidhje ke ti konkretisht me ngjarjen?

Unë nuk kam asnjë lidhje me ngjarje. Thjesht më ka telefonuar Admir Haka me Elton Cekën duke më pyetur për Fatmir Pulën që kur të mbaronte punë tek lokali që ai kishte në Kamëz dhe të shkonte për në Nikël, ta lajmëroja. Më thanë që kemi një punë me të dhe nuk kam pasur asnjë lloj dijenie nëse do të grabitej apo më e keqja që është ekzekutuar. Unë e kam bërë atë telefonatë. Unë jam përdorur nga Elton Ceka dhe Admir Haka.

Pse thua se je përdorur prej tyre?

Jam përdorur se unë nuk kam ditur asnjë gjë. Thjesht të nesërmen, më datë 20 Janar kur unë e kam marrë vesh se çfarë kishte ndodhur, kam lajmëruar policinë se kush e ka bërë si ngjarje. Dhe jam shpërblyer me lekë.

Sa para ke marrë?

Dy milionë lekë.

Këto para ju janë dhënë nga policia?

Po. Nga drejtoria e përgjithshme e qarkut Durrës. Unë nuk jam marrë si bashkëpunëtor me drejtësinë, por si bashkëpunëtor në krim.

Ti thua se je akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje. Si ka dalë emri juaj në skenë?

Emrin tim e ka përmendur Admir Haka në momentin që është ndaluar, si dhe emrat e tjerë. I pari që është ndaluar ka qenë Admir Haka në Kamëz, nga policia e Durrësit. Kur është ndaluar Admiri i ka thënë policisë se për lëvizjet më ka sinjalizuar kunati im. Aty më kanë ndaluar edhe mua. Aty ka përmend edhe emrat e tjerë dhe ai na ka thënë se na ka përmend sepse e kishte dhunuar policia.

Ndalimi i kunatit tuaj, Admir Hakës, është bërë pas tregimit që ti ke bërë në polici se kush ka qenë personi që ka qëlluar mbi Fatmir Pulën?

Personi që ka qëlluar mbi viktimën është Elton Ceka, bashkëpunëtor ka qenë edhe Admir Haka, jo se ka qëlluar Admiri, të paktën nën djeninë time.

Ti si e more vesh ngjarjen?

Më datë 20 Janar të 2016 kam marrë një telefonatë nga ish-vjehrra ime, sepse ajo do vinte në Kamëz për të marrë disa lekë që vëllai i nuses time kishte për të marrë nga puna që kishte punuar. Më ka marrë në telefon që në mëngjes dhe më ka thënë që unë nuk mundem të vij në Kamëz. Më ka pyetur për çunin e vetë, për Admirin dhe i kam thënë që është tek shtëpia ime. E pyeta pse nuk do vinte në Kamëz dhe më tha se ishte në mort. Më tha kanë vrarë Fatmir Pulën.

Në atë moment ke bërë lidhjen se kush mund ta kishte vrarë?

Po.

Ti the se në shtëpi ke pasur kunatin, Admirin. Nuk e ke pyetur se çfarë kishte ndodhur?

Jo sepse mua nuk ma kishte marrë mendja se Admir Haka bashkë me Elton Cekën kishin menduar të grabisnin Fatmir Pulën. Mendova se kishin ndonjë punë me të duke qenë se e kishin komshi. Me familjen e të ndjerit unë nuk kam pasur asnjë lloj konflikti.

Po pasi bëre lidhjen e ngjarjes, a e pyete kunatin se çfarë kishte ndodhur?

Në atë moment kam marrë në telefon vëllain e nuses, Herton Hakën dhe kam shkuar e kam takuar në Nikël. E kam pyetur për ngjarjen dhe më ka thënë se nuk dinte gjë. Në atë kohë kam marrë një telefonatë nga Elton Ceka më tha se donte të më takonte. Më tha “Kam lënë nam dje. Kam vrarë burrin e huaj”. E pyeta çfarë po thoshte dhe më tha “Po dëgjova gjë, se ti e di se ne të kemi marrë në telefon, tre fëmijët t’i bëj kufoma. Të ekzekutoj edhe familjen”. Pasi u ndava me të, më ka marrë në telefon Admir Haka. Shkova ta takoja dhe ai më tha “Na fiku Eltoni, se vrau burrin e huaj”. Pasi jam ndarë me të kam marrë shefin e krimeve në Kamëz dhe i kam thënë për ngjarjen. I kam treguar çfarë dija dhe për këtë gjë më shpërblyen. Kam firmosur edhe një mandat për shpërblimin që më dha policia. Vetëm prej kësaj ngjarjeje mua më është shkatëruar jeta.

Ju jeni ndarë nga bashkëshortja vetëm se treguat emrat e dy kunetërve në polici?

Po, vetëm për këtë gjë. I përfshirë në këtë ngjarje është vetëm vëllai i madh i gruas time, vetëm Admiri. Herton Haka nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Edhe mua shteti shqiptar të më dënojë për dhënie ndihme të autorëve të krimit për telefonatën që u kam bërë, edhe pse nuk e dija se çfarë do të bënin ata, por jo për akuzat që më kanë ngritur. Edhe vetë prokuroria thotë që Olti Metuku e ka bërë telefonatën nga Kamza dhe nuk ndodhej në Nikël.

Në dosje thuhej se mes teje, Elton Cekës dhe Admir Hakës ka pasur një telefonatë dhe në këtë bisedë mes jush është biseduar për një grabitje. Si është e vërteta e kësaj bisede?

Nuk është e vërtetë aspak. Nëse do të dija se çfarë do të ndodhte nuk do ta merrja në telefon me numrin tim, por me numër gabine.

Në dosje thuhet se ti ke qenë personi që kishe marrë përsipër për të sinjalizuar për lëvizjet e Fatmir Pulës.

Nuk është e vërtete. Mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur a u nis Fatmir Pul dhe i kam thënë tani po niset, por pa e ditur se çfarë do të ndodhte.

Po për armët ke pasur djeni?

Jo, asnjë djeni. Unë nuk e dija se do të bënin grabitje. Unë kam bërë burg për vjedhje dhe nuk mund ta fusja më familjen time në këto telashe. Nëse e bazojnë në prova dhe unë kamlidhje në ngjarje, të më dënojnë me 114 vite jo me 14 vite burg. Unë kam pranuar gjykiin e shkurtuar, por jo akuzën.

Gjatë kohës që ke qenë në burg, ke pasur kërcënime?

Në gjykatën e Krujës kam pasur një përplasje me Elton Cekën. Më ka kërcënuar me jetë. Më ka thënë “Veç mos dalsha se pa të zhduk familjarisht nuk të lë”.

Si e kanë marrë vesh personat e tjerë që ju keni treguar ngjarjen në polici?

Nëpërmjet avokatëve të tyre.

Çfarë kërkoni tani?

Unë i bëj thirrje Presidentit të Shqipërisë që të marrë masa për prokurorë të pandërgjegjshëm dhe ata oficerë të policisë gjyqsore. I bëj thirrje kryeprokurores, ministrisë së Drejtësisë dhe të gjitha institucioneve që të zbardhin të vërtetën dhe nëse unë kam faj në këtë ngjarje të më dënojnë me pushkatim. Mua më kanë dënuar vetëm se nuk kam lekë t’ju jepta kur më kërkuan. Nuk duhet të merresha si bashkëpunëtor në krim, por si bashkëpunëtor me drejtësinë. Mua më kanë futur në gjak. Kam 3 fëmijë jashtë dhe po shoh lajmet çdo ditë m’i vranë sot e m’i vranë nesër fëmijët. Kam frikë vetëm për jetën e tyre. Kush mban përgjegjësi për këtë, prokuroria apo gjykata.

Nëna e Olti Metukut: Kam frikë se do të më trafikojnë nipërit
Gazetarja e Fax News, në lidhje me të njëjtën çështje ka intervistuar edhe nënën e Olti Metukut, e cila shprehet se nëse Olti ka faj, le të kalbet në burg.

E frikësuar për fatin e nipërve të saj, zonja Nadire shprehet se i biri ka 2 vite që po bën burg pa pasur faj. Duke i bërë thirrje prokurorisë për të zbardhur ngjarjen, ajo thotë se nëse i biri është fajtor të marrë dënimin e merituar. Drejtësi për babain e tyre kërkuan edhe fëmijët e Oltit.

“Duam drejtësi për babain tonë. Sa herë që flet me ne në telefon na kërkon të mësojnë në shkollë dhe të kemi kujdes,”- shprehen ata.

Zonja Nadire Metuku tregon se djali i saj ka pasur kërcënime në burg dhe ka shumë frikë për nipërit se mos ja trafikojnë.

“I kanë thënë “do të vrasim”. nuk më ka treguar me emra se kush e ka kërcënuar, por i kërcënuar ka qenë. Madje para 6 muajsh djali kishte bërë vetëvarje në burg. Nëse nuk do të kishte qenë policia aty, djali do të kishte vdekur,”- rrëfen zonja Metuku.

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *