Presidenti i vendit Ilir Meta, i ka kërkuar ditën e sotme Komisionit të Venecias, të shpreh opinionin e tij në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara prej mazhorancës, por të rikthyera prej tij sërish në Kuvend.
Në përgjigje të interesimit të televizionit FaxNews mbi këtë çështje, Komisioni i Venecias është shprehur se e ka pranuar kërkesën e presidentit Meta, por që për momentin nuk ka asnjë koment.
Kujtojmë se eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varlehyi reagoi ditën e sotme pas vendimit të presidentit Meta për ta çuar Kodin Zgjedhor në Venecia.
Ai i rekomandoi Kuvendit që të presë opinionin që do të jepet nga Venecia, dhe më pas të vendosë për rivotimin e ndryshimeve në kod. Në të njëjtën linjë u reshtuan dhe raportuesi i Shqipërisë në PE David Lega, si dhe zëvendëskryetari i PPE në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev.
(F.M/Faxweb.al)