Tamponët e tretë kanë ardhur pozitiv për familjen Sejdini me banim në lagjen “Emin Matraxhiu “ në Elbasan. Tashmë ata konsiderohen të shëruar, por sipas rekomandimit të autoriteteve duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në izolim si një mënyrë mbrojtëse ndaj kovid 19-të.
Dy djemtë dhe kryefamiljari tre javë më parë rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, ndërsa gruaja ka dyshime se e ka kaluar e para pavarësisht se ka rezultuar pozitive, pasi ka patur temperaturë të lartë për disa ditë me radhë.
Dy bashkëshortët teksa tregojnë eksperiencën e tyre për Fax News, falenderojnë Zotin që e kaluan pa komplikacione.
Sipas 62 vjecarit Nektar Sejdini problem për të ka qënë temperatura e lartë për një javë, por thotë se për personat që nuk kanë probleme të tjera shëndetësore nuk është ai” gogoli “ që flitet kudo.
Mimoza thotë se ky virus është tinëzar dhe se ai shfaqet atëherë kur ti nuk e pret. Ajo e krahason me armikun e padukshëm që flitej në patrullat para viteve 90-të.
Asnjëri prej tyre nuk di të thotë se ku e ka marrë virusin, por thonë se me tu konfirmuar pozitiv morën të gjitha masat për tu ioluar.
Në fund cifti i cili sfidoi koronavirusin dhe arriti ti dalë ndaj armikut të padukshëm i cili ka vënë në vështirësi shkencëtarët dhe fuqitë më të mëdha të botës përcjellin mesazhin e tyre./ ENTELA DUKA/ FAXNEWS