Tema e emisionit të sotëm “EkoFax”, në TV Fax News me gazetaren Mirilda Tili ishte “Fasonet dhe Call Cnter, të mbijetosh me Covid”, ndërsa të ftuar ishin Skënder Pashaj, sipërmarrës në Industrinë e Këpucëve, Alketion Cali Administrator Call Center dhe Neritan Sejamini, ekonomist.
Të ftuarit kanë prekur problemet kryesore që ka shkaktuar kriza e koronavirusit në sektorët përkatëse si dhe kanë dhënë propozime për përballimin e situatës dhe kompensimin e punonjësve.
Pashaj: Kam 12 veta që janë larguar nga data 1 deri më datë 12 dhe nuk e përfitojnë pagën e luftës. Kam kërkuar të hapin një e-mail, të plotësojnë një formular ankesë dhe të presin përgjigjen. Paga është disi e padrejtë, sepse përderisa ai ka ardhur në punë është e padrejtë të mos ndihmohet. Problemin e punonjësve të fasonërisë në Korçë duhet ta marrë ndërmarrja e tyre ti sqarojë pse nuk i ka paguar dhe kompensuar. Punëtori duhet të kuptojnë se nuk jemi ne që i japim apo nuk i japim pagat, është sipas përzgjedhjes që bën sistemi.
Cali: Jam dakort për ruajtjen e një marrëdhënieje të ndershme me punonjësit tanë. Kriteret që duhet të aplikohen nuk janë të qarta. Organet kompetente duhet të kuptojnë se bizneset janë ndërmjetës për ata që duhet të përfitojnë. Biznesi nuk ka përfitim ta japë apo mos ta japë këtë pagë, përkundrazi do rriste besimin dhe mirëqënien e punonjësve të tyre. Ka pasur një kërkesë të madhe në Call Center edhe për kategoritë që nuk janë student dhe tregojnë shumë interes për punën. Edhe përpara të situatës që ndodhemi e sidomos tani nuk kemi marrë nga qeveria asnjë gjë konkrete.
Sejamini: Ai 40 mijë lekëshi që është pagesë që bëhet vetëm një herë, do të ishte e mira që t’ua jepte bizneseve që të mbante punonjësit në punë. Kjo skemë e konceptuar keq ka nxitur këto probleme në të cilat në gjendemi. Sa i përket paketës së parë, qeveria thotë se janë përmbushur pagesat, ndërsa ka njerëz që deklarojnë se nuk i kanë marrë, ka shifra jo të sakta nga qeveria ose këta punonjës nuk janë regjistruar fare në këtë proces. Serktori më i goditur do të jetë turizmi. Një nga skenarët është zero turizëm, skenar tjetër është turizmi i brendshëm, që mund të shënojë një rënie të vogël dhe varet edhe pesha e ekonomisë së vendit. Pavarësiht se nuk përcaktohet si turizëm në GDP, pesha e tij është e rëndësishme në PBB. Ecuria e ekonomisë do të varet nga dy faktorë, turizmi dhe ndërhyrja e qeverisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)