Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij Skënder Krasniqi.
Babai u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë dhe iu konfiskua arma me të cilën dyshohet se ka ekzekutuar djalin e tij.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari pas këtij veprimi, ka telefonuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe u ka thënë atyre se “ejani se e vrava djalin”.
Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin kosovar mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.
Kujtojmë se Albert Krasniqi është një personazh i njohur i shoëbizit, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit të Hip Popit ‘Babastars’. Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.
Krasniqi gjithashtu është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.