Bashkëshortja e një efektivi policie në Berat, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ka shkelur rregullat për përhapjen e Covidit. Polici shfaqi shenjat e sëmundjes para disa ditësh dhe u karantinua në banesë.
Ndërkohë bashkëshortja zgjodhi të vazhdonte punën si drejtoreshë e një cerdheje me pretendimin se tamponi i saj rezultoi negativ. Prezenca e saj ka vënë në alarm edukatoret dhe prindërit e fëmijëve që kanë njoftuar organet përgjegjëse.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat thotë se pas ankesës së edukatoreve dhe prindërve, asaj i është komunikuar nga mjekët epidemiologë që të karantinohet në banesë dhe të mos paraqitet asnjë ditë në punë, deri në shërimin e plotë të bashkëshortit dhe pasi të rezultojë negativ edhe tamponi i dytë që ajo do të bëjë pas 14-ditësh.(A.M/Faxweb.al)