Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një efektiv i togës së shoqërimit në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Të dielën ai së bashku me nënën dhe vajzën kanë pasur temperaturë dhe shenja të tjera të sëmundjes.
Të hënën pasdite u është marrë tamponi dhe kanë rezultuar të tre pozitiv. Nga dje janë futur në karantinë, dhe janë izoluar nga personat e tjerë. Sot është njoftuar dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve dhe pritet një urdher sesi do të procedohet me personat e kontaktit të efektivit.
Dyshimet e para janë se polici mund të jetë infektuar nga nëna e tij, që punon si shitëse, ndërkohë që pritet të bëhet hetimi i plotë epidemiologjik i rastit.
Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin tonë ka kaluar mbi 1 mijë. Gjatë ditës së djeshme u zbuluan 4 raste të reja në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. (E.K/Faxweb.al)