Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Kishte ndaluar “BMW X5”-ën për kontroll, këto janë pamjet e tmerrshme kur polici fluturon disa metra në ajër

Këto janë pamjet e fríkshme të aksídentit të ditës së sotme në Vorë, ku makina e drejtuar nga një 20-vjeçar përplasi një pòlic rrugor.

Automjeti ka përplasur një makinë të përkuar si dhe një punonjës të Pòlicisë Rrugore që ndodhej në patrullim në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, në hyrje të Vorës ndërsa nga këto pamje të siguruara nga Ora News, automjeti i 20-vjeçarit ka ardhur me shpejtësi dhe e ka hedhur disa metra tutje pòlicin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ku drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale M. B ., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMW X5, si dhe punonjësin e Pòlicisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit BMW X5.

Një efektiv tjetër i pòlicisë rrugore i ka bërë thirrje me tabelë të ndalojë, por 20-vjeçari pasi nuk ka pasur mundësi të parakalojë, ka frenuar dhe nga devijimi ka pèrplasur efektivin e pòlicisë.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në áksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Pòlicisë Vorë, për veprime të tjera hetimore ndërsa efektivi i plagòsur është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Punonjësi i Pòlicisë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *