Ish-ministri Kastriot Islami ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të fotografojnë punonjësit e pòlicisë, që nuk kanë emrin dhe numrin e identifikimit në veshjet e tyre. Efektivë të tillë janë shtuar ndjeshëm nëpër Tiranë, veçanërisht në protestat për Teatrin, gjë që bie ndesh dhe me ligjin e Pòlicisë së Shtetit.
Islami shprehet se me shumë mundësi Rama dhe Lleshaj kanë veshur me uniformë persona me të shkuar kríminale, ndërkohë që punonjëset vajza futen natën në Facebook, dhe kèrcënojnë me fjalë të ndyra qytetarët.
Postimi i Islamit: Urgjent dhe shume e rendesishme! Te nderuar miq, Ju ftoj juve ne nismen per te fotografuar me ndihmen e celularit tuaj te gjithe pòlicët e pòlicet qe nuk mbajne mbi uniforme as numrin dhe as numrin e identifikimit… Me e mira eshte qe ti fotografoni duke ruajtur qetesine sa here ju ndalojne edhe sikur tju duken pòlice te “rregullt”…
Shenim: me shume gjasa Rama dhe Lleshaj kane “veshur” ne menyre antiligjore individe me rekorde kríminale si pòlicë “vajza” si pòlice qe diten dalin pa numer identifikimi per te terrorizuar qytetaret kurse naten po te njejtat “vajza” futen ne emra anonime ne fb, rrjetet sociale e portale per tju kercenuar e ofenduar me fjale te ndyra. Keto jane shenjat e nje diktature qe po jep shpirt…Kete emsazh shperndajani te gjithe miqeve tuaj ne fb, ne what-s up, ne portale dhe kudo… Me respekt, Kastriot Islami, 26 maj 2020 (E.K/Faxweb.al)