Mbyllet çerdhja 42 në Tiranë, shkak është bërë infektimi me koronavirus i disa punonjësve të këtij institucioni. Pas rezultimit pozitiv të një prej edukatoreve, ISHP ka kryer tamponin edhe për pjesën tjetër të personelit ku kanë rezultuar pozitiv disa prej tyre.
Nuk dihet ende nëse kemi fëmijë të infektuar si dhe nuk ka informacion nëse këtyre të fundit i është kryer tamponi. Kujtojmë që virusi Covid-19 është një virus i cili prek edhe fëmijët por kalimi i sëmundjes tek ata është në shumicën e rasteve asiptomatikë dhe kalon pa përkeqësim të gjendjes shëndetësore.