Policia ka gjetur dy ármët e përdorura në vrásjen e biznesmenëve në Laç, Bujar Lika, dhe Paulin Marku Gjergji. Raportohet se ármët janë gjetur në afërsi të spitalit privat në Tiranë, ku po kurohej dhe një prej të dyshuarve kryesorë të ngjarjes Eduart Lamaj, i cili u vu në prangat e policisë disa ditë më parë, së bashku me dy mjekët që e operuan.
Armët dyshohet se janë fshehur nga Lamaj dhe pas sekuestrimit kanë kaluar në laboratorin shkencor për analizim të gjurmëve. Lamaj, i cili është árrestuar si autor i dyshuar për vrásjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Marku (Gjergji), në 30 Maj në Laç, ka deklaruar pak ditë më parë se një prej víktimave i kishte para borxh, dhe ai i kishte shkuar me qëllim për ti shkátërruar hotelin dhe jo për ta vrárë. Por sipas Policisë dhe prokurorisë ky version i Lamës nuk qendron.
“Më kishte borxh dhe shkova që ti shkátërroja hotelin, nuk kisha qëllim që ti vrísja. Ata më gjuájtën me ármë dhe unë u kundërpërgjigja për vetëmbrojtje”, mësohet që të jetë shprehur Lamaj, që sipas Pòlicisë nuk është e vërtetë pasi ka dyshime që të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kríminal, dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë vrásës me pagesë.
Lamaj u vu në pránga teksa ishte duke u mjekuar në një klinikë private në Tiranë, për shkak se mbeti i plágosur në këmbë në ditën kur ndodhi átentati ndaj biznesmenëve. Bashkë me të u vunë në pránga dhe mjekët që e kanë ndihmuar, të cilat burime për Faxweb.al bëjmë me dije se janë Besim Lamaj dhe Viktor Marku.
Pòlicia në njoftimin zyrtar tha se ka identifikuar dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar Lamajn në vrásjen e Likës dhe Markut (Gjergjit). (E.K/Faxweb.al)