Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se antitèrrori ka vënë në pránga shtetasin Eduart Guza nga Koxhasi i Shijakut, për shkak të thirrjeve të tij tèrroriste në rrjetet sociale. Guza shkruante në profilin e tij se hebrenjtë duheshin vrárë, dhe nuk e meritonin të jetonin.
Thirrjet tèrroriste të Guzës datojnë që prej vitit 2017, ndërkohë që ai në rrjetet sociale ka mbajtur një profil me emrin Bardhi Guza. Guza nuk rezulton të ketë qenë lùftëtar jashtë vendit dhe është baba i dy fëmijëve të mitur.
Ndaj tij, rëndojnë ákuzat për veprat penále “Nxitja, thirrja publike dhe propáganda për kryerjen e veprave tèrroriste” dhe “Nxitje të ùrrejtjes e grindjes”.
Njoftimi i plotë: Vihet në pránga një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë. Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E.
G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.
Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Árrest në burg”.