Ish-ministri, Edmond Panariti ka qenë i ftuar në studion e lajme të Fax News ku ka folur për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, ndërsa pohoi se vendi ndodhet në fazën e parë të virusit dhe se e dyta mund të nisë në fund të vjeshtës apo në fillim të dimrit.
Ndërkohë, Panariti duke iu referuar gripit spanjoll të 100 viteve më parë, tha se faza e dytë e përhapjes së virusit në atë kohë ka pasur pasoja më të rënda se e para, ndërkohë që apeli i tij është që shteti të marrë masa për krijimin e rezervave stok dhe hapjes së qendrave spitalore dhe sigurimi i 2000 shtretërve vetëm për koronavirusin.
Ish-ministri bëri thirrje për mbushjen e depove dhe magazinave me ilaçe, medikamente dhe baza ushqimore që shteti të mos gjendet i papërgatitur në rast të rikthimit të një vale të fort që do të impononte mbylljen dhe izolimin.
“Ka një numër të ulët të testimeve ndaj personave të infektuar. Pakujdesia është një nga shkaqet kryesore që shkakton përhapjen si mes pacientëve edhe në stafin mjekësor. Jemi ende në valën e parë të infeksionit. Ka një paralajmërim për mundësinë shumë të madhe të rikthimit të një vale të dytë në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit.
Historia botërorë na tregon se vala e dytë e gripit spanjoll ka qenë shumë më goditëse se ajo e para. shpresoj të mos jetë ky rasti i koronavirusit. Mendoj se duhet patjetër që për një popullsi 2 milionëshe të ketë më shumë se dymijë shtretër, që të mos kapemi në mënyrë të papritur nga një valë infeksioni. Të gjejmë mundësitë për hapjen e spitaleve të reja, nuk di çfarë po bëhet për spitalin e ri që u propagandua me të madhe, padyshim dyuhen edhe 2-3 qendra të tjera spitalore për të përballuar një valë të mundshme që mund të jetë edhe më agresive. Greqia po magazinon, preparate anti-viralë.
Shteti duhet të bëjë çmos që të marrë të gjitha masat, të përgatitemi duke mbushur magazinat, me ushqimet dhe medikamentet bazë, rezervat ushqimore, duhen që shtetit të mos gjendet i papërgatitur, por shikoj se nuk jemi ende në linjën e duhur. Nuk kemi njëtrajtësi të studimeve, ndaj kemi një kurbë të tillë. Çfarë kemi parë është pa sens nga pikëpamja teknologjike. Me këto kurba të ç’rregullta tregon se nuk jemi seriozë në kryerjen e testeve. Prandaj është e vështirë të bësh prognozën e një infeksioni.”, tha Panariti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)