Mediat malazeze shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Malin e Zi.
Sipas gazetës “Vijesti”, Rama u takua me Nik Gjeloshajn, kryesuesin e koalicionit ‘’Lista Shqiptare’’ të partive shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.
Ka qenë vetë Gjeloshaj që ka konfirmuar takimin për ‘’Vijesti’’ duke theksuar se “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq’’.
Sipas medias malazeze, takimi zgjati më shumë se 1 orë dhe u diskutua për situatën pas zgjedhjeve dhe krijimin e mazhorancës së re në Mal të Zi. Shkrimi i botuar në faqen online të gazetës mban datën 28 shtator, dhe sipas Gjeloshajt takimi ka ndodhur më 28 shtator.