Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp në Kosovë i është përgjigjur gazetarëve në lidhje dhe me lajmin që qarkulloi një ditë më parë se kishte veshur anti-plumb gjatë vizitës atje.
Rama e ktheu me batuta përgjigjen duke shtuar se ai mund ta provonte lehtësisht nëse kishte veshur anti-plumb apo jo, pasi sipas tij ai nuk e ka problem trupin e tij, duke mohuar një lajm të tillë.
Rama shtoi se ky lajm ka dalë nga pusetat e Saliut në Tiranë dhe u këshilloi gazetarët në Kosovë që këto lajme mos t’i sillnin aty.
Gazetarja: Gjatë vizitës tuaj keni patur të veshur një jelek antiplumb? Edi Rama: Kur dje apo sot? Gazetarja: Dje…
Edi Rama: Dje s’ua provoj dot, sot ua provoj me qejf. Ju e dini që s’e kam problem trupin tim. E kam provuar në kohë të padyshimta. Aman me leni kur të shkoj në Tiranë që të dëgjoj këto. Mos më sillni këtu lajme nga puseta e Saliut. Me anti-plumb, futja kot!
(M.Q/Faxweb.al)