Në një deklaratë nga kryeministria, Edi Rama ka njoftuar heqjen e akcizës, taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit për të gjithë fermerët, që përdorin karburantin në përditshmërinë e tyre.
Sipas Ramës nafta që do të përdoret në sektorin e bujqësisë do të zhveshet nga tre taksa, që do të japë një impuls të ri në bujqësinë shqiptare.
Kreu i qeverisë tha se nga kjo përfiton çdo fermer që ka në pronësi apo me qera sipërfaqe toke ku kultivon kultura të ndryshme bujqësore, dhe duhet të jetë i regjistruar me nipt.
“Jemi në kushtet kur mund të ndërhyjmë për karburanti bujqësor. Do të heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, dhe faktikisht do të ulim gjysmë përgjysmë mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe, dhe për kulturat që do të mbillen.
Çdo fermer që ta marrë këtë zbritje, duhet të ketë nipt fermeri, dhe të bëjë aplikim online për naftën falas, është shumë e thjeshtë, pa asnjë vështirësi dhe ngarkesë. Ne besojmë që skema mund të përfshijë 70 mijë fermerë që janë të regjistruar“, u shpreh Rama.
”Sasia kompensuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jetë nga shteti. S’do të ketë histori me fatura për rimbursim. Se u kthye dikur në skena skandaloze me furnizim benzash me zë të lartë. Me këtë u japim mundësi fermerëve me NIPT pa rëndesa fare. Ka një kalkulim të thjeshtë për litrat e naftës që duhen. Sasia që do harxhojë fermeri për barrën 50% mbi çmimin do jepet falas”, tha Rama.
(E.K/Faxweb.al)