Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Kemi gati strategji adoptimi për urbanet”, Rama jep lajmin për rikthimin e transportit publik: Për ata që thonë se virusi del me orar…

Kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë video-konferencës me gazetarët edhe për linjat e transportit publik dhe rikthimin e këtij shërbimi për qytetarët ku tha se Tirana mbetet sërish problem sa i përket masave lëhtësuese.

Ai tha se një vendim për këtë çështje do të meret në fillim të qershorit, ndërsa komentoi edhe deklaratat e ardhura kryesisht nga opozita për fashat orare se kur del virusi dhe kur futet në shtëpi

“Dua të sjell në vëmendje që masat lehtësuese, sërish Tirana mbetet problem. Lehtësimi në Tiranë apo në zonat e tjera të kuqe, për momentin që flasim duket i pamundur edhe këtë javë. Në pjesën tjetër do të vijojmë. Kemi diskutuar lidhur me mundësinë për hapjen e kopështeve dhe çerdheve më 1 qershor, nëse numrat do të vijojnë të jenë stabël, ne do të hapim kopshtet dhe çerdhet, me rregulla komplet të tjera nga ato që kanë ekzistuar më parë. Do të vijojmë me lehtëismin e qarkullimit, zgjatjen e orareve, jashtë zonave të kuqe.

Me këtë rast dua të përfitoj t’ju jap përgjigje për ata që ironizojnë si ato fasha orare, kur del virusi dhe kur ikën në shtëpi. Shtrirja e fashave orare ka shqetësimin që lidhet me nevojën për t’u grumbulluar dhe për të hapur aktivitete të tjera, ndaj këto zhvillohen në mënyrë të balancuar. Serbia ka bërë hapa më të shpejtë për shkak të zgjedhjeve lokale që ka. Dua të përsëris që të gjitha lokalet duhet të jenë brenda rregullave.

Do t’i monitorojmë nga shumë afër. Duhen masa të rrepta. Janë nën detyrim për të mbrojtur shëndetin e shqiptarëve. Koreja e Jugut u kthye mbrapsht për shkak të një zinxhiri infeksioni nga lokalet. Kemi nisur punën për një strategji adoptimi të transportit. Do e japim në fillim të qershorit. Si do të jetë transporti në kushtet jo vetëm nga virusi, por sidoqoftë është e rëndësishme çfarë bëjnë njerëzit vetë”, tha Rama.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *