Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Dalim të dytët pa fushatë!” Rama u tregon deputetëve sa vota duhet të sigurojnë: Na mjafton trëndafili në logon e PS-së, por..

Kryeministri Edi Rama është i bindur se në krye të Partisë Socialiste, mund të marrë një mandat të tretë.

Mësohet se gjatë takimit më dyer të mbyllura të deputetëve të qarkut të Tiranës pasditen e sotme, Rama ka gati edhe llogaritjet e votave që i duhen.

“Sikur vetëm anëtarësia e PS të jetë në zgjedhje, të mos bëjmë fare fushatë, dalim të dytët. Na mjafton trëndafili në logon e PS, por petalet (deputetët) duhet të sigurojnë 850 mijë vota”, citohet të ketë thënë Rama.

Gjatë takimit janë prezantuar edhe drejtuesit e rinj për Tiranën, Erjon Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, ndërsa në fokus ka qenë edhe organizimi i partisë, fuqizimi i strukturave dhe përshtatja me situatën e pandemisë.

Më herët Rama ishte në Elbasan, në një takim me kryetarët e bashkive socialiste, prej të cilëve kërkoi përkushtim maksimal në detyrë, vëmendje ndaj qytetarëve, shërbime të përmirësuara dhe komunikim të përditshëm.

Nga të paret e qytetit është kerkuar mbledhja e sa më shumë e votave në fushatë në mënyrë që PS te siguroje një mandat të trete, detyra keto që duhen plotesuar nëse duan të jenë pjesë e së njëjtës skuadër.

Në rast humbjeje në zgjedhje përgjegjësia tha Rama bie mbi ju dhe drejtuesit politik në qarqe. Pjesë e diskutimit ishte edhe mbajtja e asamblesë së Partisë Socialiste e cila fillimisht u tha se do të mbahej me datë 4 shtator ndërsa në një komunikim te dytë u shty në datë 11 shtator, por ende nuk është e konfirmuar.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *