Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgënjeshtruar pamjet që serviri Edi Rama në inspektimin e punimeve në rrugën Karrdhiq-Delvinë, për të cilën ky i fundit shkruante se i jep një impuls ekonomisë së zonës dhe turizmit.
Berisha ka publikuar pamjet ku bashkë me ministrin e kohës të ndjerin, Sokol Olldashim, nga koha kur drejtonte qeverinë, teksa shprehet se në 2012 brenda 7 muajve përfundoi loti i parë prej 7 km i kësaj rrugë, ndërsa Rama sipas tij, i paralizoi për 6 vite punimet.
Reagimi i plotë: Rruga Karrdhiq – Delvine, histori tjeter vjedhje dhe mashtrimi e Edvin Hajdutit! Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi nje segment te rruges Kardhiq – Delvine, e cila duhej te perfundonte ne vitin 2014 por qe u shnderrua ne histori vjedhje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit te perfundimit nuk eshte ndertuar as gjysma e saj.
Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi ate deri ne vitin 2018 dhe ju rikthye me nje skeme vjedhjesh te hatashme. Keshtu, ne rast se loti i pare prej 7 km perfundoi brenda 7 muajve ne vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe perveç kesaj u hap traseja dhe ne 8 km te tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi ne vitin 2018 lotin e dyte prej 7 km por ne nje akt vjedhje te paster me cmim te katerfishte, 22 milione euro dhe afat kohor per tu ndertuar jo per 7 por per 24 muaj.
Ketu me poshte keni statusin e denoncimit nga une te vjedhjes se madhe qe po behet me rrugen Kardhiq – Delvine! sb
http://arkiva.km.gov.al/?fq=brenda&m=neës&lid=6952 Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq – Delvine! Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq – Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.
Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes. Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,
Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes! Sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)