Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjedhjen e Avdullah Hotit në krye të qeverisë së Kosovës ditën e sotme në Kuvend, në një votim të pazakonte në një seancë të jashtëzakonshme pas votimit të mocionit për qeverinë Kurti dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e njihte këtë akt.
Rama shkruan se i uron rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe opozitës gjithashtu, duke shtuar se kjo është në interes të popullit e të shtetit të tyre.
Rama shpreh besimin se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh siç e quan ai, në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për vendin.
‘U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, shkruan kryeministri shqiptar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)