AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Edi Rama reagon ndaj Ilir Metës: I ka vjedhur passwordin e faqes Doktoresha, i çova provat e mëkatit!

Vijon lufta në distancë mes presidentit të vendit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, pas vendimit për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Pas reagimit të presidentit ku i kujtonte Ramës kërcënimin e Zaganit, çështjen Xhisiela apo aferën e Unazës së Madhe, kryeministri kërkon që Meta të mos merret seriozisht nga shqiptarët.

Sipas Ramës ka shumë gjasa që faqja e Facebookut e Metës të kontrollohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndërsa shton se i ka dërguar provat e mëkatit që presidenti ka bërë ndaj Cakajt.

Reagimi i Ramës:

Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passëordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani

Kujtojmë se Meta bëri një reagim të ashpër më herët ndaj Ramës:

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. 

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!

Meta reagon ashpër ndaj Ramës dhe i nxjerr ‘’të palarat”: Bëri gabimin fatal duke më kërcënuar

(E.K/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.