AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Edi Rama poston foton në avion: Për tek Merkeli, enkas për Programin e Rindërtimit

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Gjermanisë, ku pritet të takohet edhe me kancelaren Angela Merkel në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit katastrofik që tronditi vendin në fundin e nëntorit të kaluar.

Rama bën me dije se, në Berlin e pret një takim me Merkelin enkas për këtë çështje ndërsa pritet të marrë edhe qëndrimin e saj rreth Konferencës së Donatorëve e cila do të zhvillohet në Bruksel më 17 shkurt të këtij viti.

“Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt 🇦🇱🤝🇩🇪”, shkruan Rama krah fotos.

Kujtojmë se në këtë kuadër para pak ditësh kryeministri zhvilloi edhe një vizitë në Itali ku takoi përfaqësuesit më të lartë të shtetit nga ku Shqipëria ka marrë mbështetjen maksimale nga vendi fqinj, ndërsa Rama deklaroi se Shqipërisë i duhen 1 miliardë euro për kapërcimin e kësaj faze.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *