Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama mbledh drejtuesit politik në qarqe, zbulohen porositë që iu dha nga selia e PS-së

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me shtabet elektorale dhe me drejtuesit politik në qarqe.

Mbledhja vjen vetëm pak ditë para se kodi zgjedhor të shkojë në Kuvend për miratim.

Bëhet me dije se Rama ka dhënë porosi sa i përket punës që duhet të vazhdojë për fushatën elektrale për të mbështetur PS në zgjedhjet e 25 prillit dhe të punojnë intensivisht.

Ndërkohë një ditë më parë Opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave. Në draft opozita kërkon që të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual dhe listat të hapen 100% me renditje alfabetike, ndërsa përsërit kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *