Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë paradite në Kamëz, ku krejt papritur, me organizimin me siguri të Rakip Sulit, i kanë dalë para një grup kalamajsh, të cilët ishin shumë të kënaqur me ndërtimin e shkollave.
Kreu i qeverisë iu kërkoi atyre që të thërrisnin ‘Rama ik’, por fëmijëve nuk iu bënte goja ta nxirrnin atë llaf dhe përfunduan duke thënë “Luli ik”.
Rama: Hajde themi në kor, Rama ik.
Fëmijët: Luli Ik.
Rakip Suli: Kryeministër fëmijët ksihin shumë qejf të takonin
Rama: Po ç’ke ti, mos i përkthe. Jepi pak një Iphone këtij dhe shif sa mbrapa je. Po më përkethen këta ti mua, këta janë. Ku i keni shoqet ju e?
Ndërkohë që fëmijët qeshën.
Rama: Pse ju shkon mendja për keq ju?!
Rama ishte në Kamëz për inspektimin e një shkolle të re, ku tha: “Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë”.
(E.K/Faxweb.al)