Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Media në Prishtinë: Rama kishte veshur antiplùmb në trup, nuk është mirë për imazhin e Kosovës. Reagon Garda

Kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në Kosovë, i cili ka një axhendë takimesh me afat dy-ditor  ku është takuar dhe pritet të takohet edhe gjatë ditës së nesërme me krerët e politikës atje.

Ndërkohë, në këtë vizitë i është kushtuar rëndësi edhe sigurisë së tij në Prishtinë, teksa Gazeta “Bota Sot” në një analizë të saj shkruan se ai ishte veshur me antiplùmb dhe se kjo nuk është mirë për imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Duke botuar një foto ballore ku shfaqet Rama me një pamje të fryrë të veshjes, gazeta në fjalë shkruan ndër të tjera: “Thënë shkurt, kjo është e rrèzikshme për Kosovën. Dikush mund të pyes pse? Por kjo veshje e tij në arenën ndërkombëtare mund të paraqes imazh të kèq për Kosovën.

Media serbe padyshim që do të shkruajnë se kryeministri shqiptar Edi Rama është ndje i rrèzikuar në Kosovë, andaj edhe kishte veshur anti-plùmbin. Kosovës nuk i duhet që një kryeministër shqiptar të ndihet i rrèzikuar në shtëpi”.

Burime nga Garda të pyetur nëse kreu i qeverisë ka veshur antiplùmb gjatë vizitës në Kosovë thanë për “Dita” se ka patur masa të shtuara sigùrie por jo veshje speciale.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *