Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

La Repubblika ‘fshikullon’ kryeministrin: Edi Rama një artist i pushtetit, pas 18 viteve në pushtet synon të jetë…

Një prej gazetave më të mëdha në Itali “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, ku ka pyetur edhe zëra brenda vendit tonë për çështjet më të nxehta të kohëve të fundit.

Në një speciale për Edi Ramën, media prestigjioze shkruan se si kryeministri shqiptar tashmë është bërë (një artist) i gjithëpushtetshëm.

Në artikull nënvizohen disa nga rekordet negative të Ramës, ndryshe,  siç thotë gazetari italian, nga sa portretizohej ai në një intervistë të dy viteve më parë për të njëjtën gazetë.

“Kryeministri shqiptar i ka mbyllur gojën medias (ka shkatërruar Teatrin Kombëtar). Por nga ne dhe në Europë, mbeten ende përshtypjet e shkëlqyeshme. Përse”, pyet gazetari italian  Raffaele Oriani

“Kanë kaluar muaj të karantinës së lodhshme, që i dhanë mundësinë Shqipërisë të mbajë nën kontroll numrat nga pandemia, pavarësisht emigracionit të vazhdueshëm të mjekëve dhe infermierëve. Në 17 maj, para se të kthehet në normalitet, ka edhe një gjë të fundit për të bërë. Në orën 4 të mëngjesit, një ruspë, në heshtjen e 70 netëve karantinë, shkatërron Teatrin në qendër të Tiranës.

Skandali është gjigant, dëmi është i madh për imazhin e Edi Ramës, artisti që pas 11 viteve në Bashki dhe 7 viteve në qeveri, ende lufton për të qenë një politikan, ndoshta i pariparueshëm”, vijon më tej artikulli i La Repubblica. “Por a nuk ishte ai lideri model i nisur drejt zhvillimit ekonomik dhe Bashkimit Europian?. Në Shqipëri le të themi se mandati i parë i qeverisjes iu dedikua punës. I dyti, pushtetit”, shprehet për gazetën italiane analisti Afrim Krasniqi. “Rama nuk bën përjashtim, dhe që prej rizgjedhjes në 2017-ën ai ka humbur vrullin reformator”.

Më tej në artikull përmenden disa raste të censurës në media, si dhe tentativa e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të kaluar ligjin “anti-shpifje” të kundërshtuar fort edhe nga institucionet ndërkombëtare.

“Ky ligj antishpifje tentoi të eleminojë edhe ata pak zëra të mbetur”, shprehet gazetari investigativ, Besar Likmeta. “Klima për gazetarët është shumë e rëndë. Për të mos u sulmuar, duhet të kufizohen në opinione, sepse sapo të prekin faktet, janë nën shënjestër”.

Në artikullin e medias së niohur trajtohen edhe problemet e të rinjve që për shkak të papunësisë në vend zgjedhin emigracionin shpesh në rrugë të paligjshme.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *