Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas sherrit me gazetarin, Rama tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat nga Kosova foli edhe në lidhje me padinë për shpifje të ngritur ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryeministri Rama bëri me dije se do të tërheqë zyrtarisht padinë ndaj Ramush Haradinajt, duke theksuar se Haradinaj për të është një figurë historike.

Rama u përplas edhe me gazetarin në Kosovë, të cilit i bëri edhe një ‘leksion’ në lidhje me shpifjen ku tha se deri tani ai ka ngritur 22 padi për shpifjen.

Rama-gazetarit: A ka mundësi që ta mbaroj? Nuk ka pasur përplasje! Jeni disa dhe me ca doreza të zeza dhe nuk e kuptoj se ça lidhje keni me këtë punë. U prezantove po nuk të mbaj mend, të mbaj mend si portret komik me doreza të zeza.


“Shpifja akt i ulët, është bërë kaq normale, aq më tepër në një botë si kjo e jonë, njerëzit edhe mund të habiten cke një padi për shpifje. Unë kam 22 padi për shpifje që ta dini, kjo padi që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë sepse është e pazakonshme.

Nuk janë bërë publike, dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim të voglit, t’ia lë një rrufe fletësh që ti ketë dhe që ta ndihmojë të kuptojë për të shpjeguar dhe interpretuar lajmet e pafundme që do të ndeshë kur të hyj në ‘Google’ dhe të shkruaj ‘Edi Rama im atë’. Dhe ku do të lexoj një monstër dhe ku mund ta ketë apo mos ta ketë mundësinë të më pyesë vetë, se jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja pse kam 22 gjyqe. Në ratin konkret cfarë duhet të bëj unë, nuk është shpifje e zakonshme. Mitologjia e pazarit të territorit është një ndytësi, ku historia do të tregojë si një hapësirë debati u transformua në një arenë ku disa shqiptarë u përpoqën që të vrasin disa shqiptarë.

Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për ta vizituar në selinë e tij apo në shtëpinë e tij, ku ta dëshironte dhe si paditës, që shkon te i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër do të doja të diskutoja edhe me të për këtë cështje që është shumë më e madhe se unë apo Ramushi, Thaci apo Veseli, pasi implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën. Dhe i kam njoftuar se nuk do të komunikime me mediat të vazhdueshme, ku do ta tërheq padinë, jo se është e vogël për mua, por është shumë më e madhe se ajo sot të na bashkojë të gjithë. Me pa padi apo pa shpifje, Ramushi për mua nuk është kryeministri politikani, por një prej figurave historike. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht dhe kjo është e gjitha” tha ai.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama pati ngritur nje padi ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj me pretendimet se ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit. (LEXO KËTU)


(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *