Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama tallet me opozitarët: Programi i Lulit si tramvaj me shalqi, Iliri makinist, Saliu shkarkues gazrash dhe Monika faturino

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ironizuar programin ekonomik të Lulzim Bashës, të cilin e konsideron një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, dhe ku vetë kreu i demokratëve është vetëm pasagjer. Sipas ironisë së Ramës në fakt drejtimin e tramvajit e ka Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.

Kryeministri Rama ne twitter:

Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP

Prej disa ditësh kreu i qeverisë Edi Rama është duke futur në etiketim të ri në fjalorin e tij kur i drejtohet rivalit të tij Lulzim Basha, duke e quajtur atë një shalqi me provë, pasi është testuar disa herë në qeverisje, dhe sipas socialistit nuk ka ditur të bëjë asgjë.

Basha nga ana e tij e ka quajtur Ramën ‘palaço” dhe i ka kërkuar atij që të marrë parasysh propozimet e PD-së për rimëkëmbjen ekonomike, që ndahet në 5 shtylla. Pikë së pari është rritja e mbështetjes për shëndetësinë, dhe rimbursimi i ilaçeve për të gjithë personat e prekur me Covid, tek shkollat, apo mbështetja me çeqe direkte për biznesin e vogël.

Ndërkohë Rama i quajti premtime me lugë floriri ato të Bashës, dhe tha se nuk mund të realizohen. (E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *