Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili tha se ai do të mbrojë Kushtetutën pasi është Komandant Forcave të Armatosura dhe është ushtar i parë i Republikës.
Rama shkruan se Meta është thjeshtë komandant LSI-së, duke shtuar se ai nuk komandon askënd pasi Shqipëria nuk është në kohë lufte.
Postimi i plotë: Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!