Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Edi Rama: Kur mua më thonë gomar nuk e kam problem, por kur më thonë hajdut kjo është akuzë dhe e kam të pamundur të hesht!

I ftuar në PolitikOn, kryeministri Rama u shpreh se nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën.

Teksa po fliste për lajmin që bëri bujë ditën e sotme dhe që lidhet me dënimin me burg të atyre që prodhojnë dhe shpërndajnë meme në rrjetet sociale, Rama tha se një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë ndërsa rrëfeu se është fan i tyre.

Rama po ashtu pranoi se ai ishte një material që siç duket është nxjerrë nga dikush për ta mbrojtur nga ai. Rama tha se nëse dikush e quan atë gomar ky është një opinion, dhe nëse e quan hajdut , kjo është akuzë e cila duhet të provohet.

Rama: Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht ti ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën. Unë e gjuaj një privilegj që të vihesh në lojë dhe të krijohesh personazhe në imazhe ose në skenë.

Është larg së qeni një material i ministrisë së drejtësisë dhe siç duket dikush e ka nxjerrë për t’ju mbrojtur nga unë. Unë e kam një problem duke qenë një njeri i medias, duke përdorur lirinë e tij për t’u shprehur dhe meqë kam një mendim të caktuar për cilësinë e vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, kam një problem të madh me mos korrektesën dhe keq trajtimin e fakteve.

Nuk e ka problem që dikush të shprehë një opinion negativ ndaj meje, nëse më thonë gomar, se ky është një opinion. Konsiderohet fyerje, por nëse më thonë se jam hajdut, ky nuk është opinion, por është akuzë.

Unë e kam të pamundur që të hesht. Përderisa kohë keni ju të drejtë të flisni edhe unë nuk ka pse hesht. Nuk shoh pse një gazetar dhe analist, ka superioritetin moral që të thonë gjithçka dhe unë të mos them se çfarë mendoj për ta. Ky është një konflikt për idenë e asaj që unë mendoj se si duhet të jetë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *