“E marr me mend që po thoni me vete kush duron tani këtë dhe kur do të mbarojë se kur fillon ky nuk mbaron. Por prandaj jemi bashkë që vuajtjet ti kalojmë bashkë. Unë jam sidoqoftë në këmbë dhe duke lëvizur kurse ju do qëndroni ulur dhe pa lëvizur”. Kështu e ka nisur fjalën e tij përballë kandidatëve socialistë për deputetë kryeministri Rama i cili është përpjekur të bëjë dhe një batutë me të tijtë, të cilëve në mungesë të mbështetësve shpeshherë u humbi ritmi i fjalimit.
Por menjëherë pas kësaj Rama i cili dukej mjaft i irrituar për shkak të mbushjes së sheshit Nënë Tereza me militantë të PD-së, por kryesisht dhe shtyrjes me 1 orë të çeljes së fushatës së kësaj të fundit duke nisur saktësisht në orarin e paralajmëruar nga Partia Socialiste ironizoi disa herë me kreun e PD-së Lulzim Basha duke e quajtur dhëndërr që vjen në dasmë me 1 orë vonesë:
“Sot nisim në fakt fundin e një fushate që nuk kam ndaluar në asnjë moment se ndryshe nga çndodhte në të shkuarën ne qysh ditën e parë kemi qenë në përppjekhje të vazhdueshme. Por sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe jemi të gjithë së bashku për të respektuar me mish e shpirt këtë moment ku demokracia na imponon dlajen para popullit dhe themi çfarë ne mendojnë që kemi bërë dhe të ndajmë me popullin atë që mendojmë të bëjmë.
Jemi faktikisht çuditshëm sepse e tillë është koha dhe ndryshe nga herë të tjera jemi duke bërë përpjekjen tonë serioze ndërkohë që bëjmë detyrën respektojmë dhe rregullat e kësaj kohe. Sikurse ashtu uroj që në pjesën tonë të jetës tonë që vjen ta shohim si një moment që të bëjmë një fushatë jo vetëm që flasim por dhe dëgjohemi kur fjala peshon shumë më tepër se gjuajtja përballë një turme të madhe ku njerëzve të ndjekin me kujdes dhe qetësi atë që themi. Është një sfidë më vete dhe bëjmë një dallim shumë më të madh që po e bëjmë dhe sonte. Ne dhe ata praktikisht u kemi vënë para syve njerëzve 2 kartolina, një ekran televizori të ndarë dhe kupton dhe pa dëgjuar ndryshimin e madh, hendekun e jashtëzakonshëm që ndan ne dhe ata, në qasjen për shtetin dhe njerëzit. Këtu ka respekt pëtr shtetin, për ligjin dhe rregullat dhe që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë. Ndërkohë atje nuk ka respekt për rregullat ligjin dhe njerëzit. Kjo është fytyra e fushatës sonë.
Në atë kartolinën e tyre. Këtu shëndeti i njerëzve, it ë gjithëve, është edhe njëherë si çdo ditë mbi gjithçka tjetër dhe mbi partinë. Kurse atje, partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve. Këtu ka respekt për mjedisin, për hapësirën dhe për ajrin. Atje ka ndotje dhe ka zhurmë. Sesi mund të mblidhen në këtë kohë, kur në fund të fundit, dallimin e madh mes përgjegjësisë dhe mungesës së saj e bën një akt fare i thjeshtë. Është akti it ë qenurit të vëmendhsëm dhe të kujdesshëm për shendetin. Mbi të gjitha të qenurit respektues ndaj kryeqytetit. Vijnë dasmorë që kanë vënë para një dhëndërr që vonohet një orë.”, tha Rama