FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Edi Rama duhet të përgjigjesh: Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën tënde?”

Deputetja demokrate, Oriola Pampuri i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp, Pampuri u shpreh se meqë Rama pranoi se është takuar me një kompani ruse e cila është në listën e zezë të SHBA-së duhet të japë llogari për këtë.

“Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet.

Edi Rama duhet të përgjigjet:

  1. Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?
  2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?
  3. A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?
  4. Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?

    Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:

  5. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës?
  6. Çfarë i është premtuar Jurimexit?

    Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij.

    Ky realitet nuk mund të fshihet dot nga sulmet që i bëhen Partisë Demokratike, të paguara me paratë e kokainës dhe të krimit.

    As vendosmëria e Partisë Demokratike kundër krimit dhe drogës nuk ka për të ndryshuar,”- tha deputetja e PD-së.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *